Top Channel/ Zjarri në biznesin e çiftit ukrainas! 2 britanikë në akuzë, ndihmuan inteligjencën ruse
26/04/2024 18:33

Dy britanikë akuzohen se kanë ndihmuar inteligjencën ruse pas një zjarri, që dyshohet se iu vu qëllimisht një biznesi të lidhur me Ukrainën. Dylan Earl, 20 vjeç, nga Elmesthorpe në Leicestershire dhe Jake Reeves, 22 vjeç, nga Croydon, u hetuan pas zjarri që përfshiu një magazinë në lindje të Londrës në mars. Kur Earl u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit javën e kaluar, iu komunikua akuza për zjarrvënie. Ndërsa Reeves u akuzua për moszbulimin e informacionit në polici rreth akteve terroriste. Sipas Aktit të ri të Sigurisë Kombëtare 2023, tre persona të tjerë po hetohen për zjarrin. Ndaj tyre rëndon vepra penale e zjarrvënies, por nuk dyshohen për ndonjë shkelje të sigurisë kombëtare. Nii Mensah, 21 vjeç, nga Thornton Heath në Londrën Jugore dhe Paul English, 60 vjeç, nga Roehampton në Londrën Jugperëndimore, u paraqitën në gjykatë të hënën. Zjarri shpërtheu në një pronë industriale në rrugën Staffa në Leyton. Sipas hetimeve, në godinë ishte hedhur benzinë, që përshpejtoi përhapjen e flakëve. Tetë zjarrfikëse dhe 60 zjarrfikës u desh të ndërhynin për të shuar flakët. Të dhënat e Companies House tregojnë se magazinat shërbenin për dorëzimin e porosive të Oddisey dhe Meest UK, të cilat janë në pronësi të Mykhaylo Prykhodko, i njohur gjithashtu si Mikhail Boikov, dhe gruas së tij Jelena Boikova, që të dy jetojnë në Londër, raporton BBC. Sipas Nick Price, kreut të Divizionit Special të Krimeve dhe Kundër Terrorizmit, Earl ” është angazhuar në shënjestrimin e bizneseve të lidhura me Ukrainën në mënyrë që të përfitonte shteti rus”. Earl dhe Reeves janë personat e parë që akuzohen sipas një ligji të ri të krijuar për të përditësuar dhe modernizuar veprat penale të spiunazhit, sabotimit dhe ndërhyrjes së huaj. Qeveria krijoi ligjin me synimin për të forcuar mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar kundër aktivitetit armiqësor nga shtetet “që synojnë demokracinë, ekonominë dhe vlerat e Mbretërisë së Bashkuar”.

Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16