Top Channel/ Protestat pro-palestineze përhapen në të gjithë SHBA-në. Blinken: Pjesë e demokracisë
26/04/2024 20:04

Protestat pro-palestineze kanë prekur në mënyrë spirale të gjitha universitetet në Shtetet e Bashkuara, përfshi Universitetin e Kalifornisë së Jugut dhe Teksasin, ku pati edhe përplasje mes studentëve dhe policisë. Madje Universiteti i Kalifornisë së Jugut se ka anuluar ceremoninë kryesore të diplomimit këtë vit, për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave kundër luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit. “Ne nuk do të jemi në gjendje ta organizojmë ceremoninë kryesore që tradicionalisht bën bashkë 65.000 studentë, familje dhe miq në kampusin tonë në të njëjtën kohë”, tha universiteti. E veçanta e këtyre protestave janë kampet me tenda të ngritura brenda kampuseve universitare si në universitetet e Uashingtonit dhe Neë Yorkut, Harvardit dhe Miciganit. Më shumë se 200 protestues që shprehën zemërimin kundër numrit gjithnjë e në rritje të viktimave në Gaza u arrestuan në universitetet në Los Angeles, Boston, Austin, Teksas. Ndërkohë që policët në shtetin jugor të Xhorxhias përdorën gaz lotsjellës dhe solucione të tjera kimike për të shpërndarë protestuesit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një koment të fundit për protestat nuk shprehet kundër tyre. Ai thotë se protestat janë pjesë e demokracisë, por kritikoi "heshtjen" ndaj dënimit të militantëve palestinezë të Hamasit. Këto deklarata Blinken i bëri nga Pekini, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. "Është shenjë dalluese e demokracisë sonë që qytetarët tanë të bëjnë të njohura pikëpamjet e tyre, shqetësimet e tyre, zemërimin e tyre në çdo kohë. Dhe mendoj se kjo pasqyron forcën e vendit, forcën e demokracisë. Lufta mund të kishte mbaruar muaj më parë, nëse Hamasi do të kishte liruar pengjet izraelite”, tha Blinken. Të gjendur përballë valës gjithnjë e në rritje të protestave, universiteti i Kolumbias u tërhoq nga një afati i vendosur për studentët pro-palestinezë, për të braktisur tendat e ngritura brenda kampuseve ku protestojnë. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57