Britania e Madhe ka marrë hapa konkretë si paralajmërim edhe për Kosovën, për shkak se kryeministri Albin Kurti vijon vendimmarrjet e tij, që për bashkësinë ndërkombëtare është e pakoordinuar dhe e njëanshme. Së fundmi, Londra ka futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik për shtetasit britanik. Sipas vendimit të fundit të publikuar nga Ministria e Jashtme britanike, veriu i Kosovës duhet të shmanget nga agjendat e shtetasve të saj, vetëm në rast se udhëtimi është i detyruar nga kushte apo rrethana të caktuara, si edhe ato shëndetësoret.