Top News – Thirrje në BE: Të dënohet Serbia…nëse provohet lidhja me sulmet në Banjskë
27/09/2023 14:18

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar mbrëmjen e shkuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe disa prej tyre kanë kërkuar që të vendosen masa ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Sipas burimeve diplomatike të BE-së, duhen marrë masa ndaj Beogradit edhe nëse dëshmohet roli i Serbisë në dërgimin e armatimit në territor të Kosovës, armatim ky që u gjet së fundmi nga Policia e Kosovës në veri. “Ajo që ka ndodhur të dielën në veri të Kosovës, sasia e armëve që është gjetur, dhe informacionet që po i marrim nga terreni vazhdimisht, janë duke e ndryshuar lojën”, kanë thënë burimet brenda BE-së. Sipas tyre, në takim kanë folur përfaqësues të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe më pas i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Gjatë diskutimit është shprehur mbështetje e plotë ndaj Lajçakut për vazhdim të dialogut mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Vendet anëtare të BE-së e kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, kanë kërkuar që të zbardhet rasti dhe disa prej tyre kanë kërkuar edhe qëndrim të balancuar të BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë. Edhe para kësaj përplasjeje të fundit, disa vende i kanë kërkuar kryediplomatit evropian, Josep Borell, të mos e konsiderojë vetëm Kosovën përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në veri, më herët këtë vit. Në maj, tensionet u përshkallëzuan deri në dhunë, pasi serbët e komunave veriore nuk pranuan kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet që komuniteti serb i bojkotoi.

Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08
Top News- Zgjedhjet në Bosnje/ Dodik shpall fitoren në Republikën Srpska
05/10 11:49
Top News – Votohet për presidencën trepalëshe / Boshnjakët në zgjedhje, vendoset rrugëtimi drejt BE
04/10 12:25