Top News – Tërmet në Kretë, alarm për cunami / Magnituda 6.3, lëkundjet ndihen deri në Izrael
14/05/2025 11:48

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur ishullin e preferuar të pushimeve, Kretën, në Greqi, duke bërë që banorëve t'u dërgohet një paralajmërim për cunami. Tërmeti, me një thellësi prej 62.5 kilometrash, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, u ndje fuqishëm në Kretë dhe Rodos. Instituti Gjeologjik amerikan regjistroi një magnitudë më të ulët, 6.1. Qytetarët në Izrael raportuan se i ndjenë dridhjet, veçanërisht në qendër të vendit, përfshirë Tel Avivin, raportoi The Jerusalem Post. Efthymios Lekkas, president i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet e Greqisë, i tha transmetuesit publik të Greqisë: "Karakteristika kryesore e kësaj dridhjeje të fortë të tokës është se thellësia ishte në 60 kilometra. Kjo do të thotë që valët sizmike arritën në Kasos dhe Karpathos duke u dobësuar ndjeshëm - dhe akoma më shumë në Kretë - duke rezultuar, sipas të dhënave fillestare dhe rrëfimeve të para nga banorët, në pothuasje asnjë ndikim të raportuar deri më tani, megjithëse sigurisht që ende nuk kemi një panoramë të plotë". Sipas tij, tërmeti u ndje fuqishëm në të gjithë Kretën, si edhe në Rodos Kos dhe egjeun juglindor. Menjëherë pas tërmetit, njerëzve në Rodos, Karapathos dhe Kasos iu dërgua një alarm emergjence në lidhje me "një rrezik të mundshëm cunami". Epiqendra e tërmetit ishte ishulli i vogël i Egjeut, Kasos, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës. Më shumë se 624,000 njerëz banojnë në Kretë, me rreth një të tretën e popullsisë së ishullit që jeton në kryeqendrën, Heraklion.

Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21