Zgjedhjet parlamentare të përkohshme të 7 qershorit në Kosovë, erdhën me disa mesazhe të dukshme për të gjitha partitë politike dhe kandidatët për deputetë. Sipas rezultateve të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, por ra nga 51.1 për qind, sa kishte fituar në zgjedhjet e dhjetorit, në rreth 43 për qind, duke humbur 134.242 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mori 21.1 përqind në 7 qershor duke humbur 37.098 vota krahasur me te dhjetori. Ndersa partite e tjera kanë pësuar rritje, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 3374 vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa Aleanca mori 7.2 për qind nga 5.5 për qind në dhjetor, duke fituar 219 vota me shumë.