Top News – Shtrohet tryeza për Donald Trump/ Çfarë përmban menuja në banketin shtetëror në Pekin
14/05/2026 12:00

Kur Presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping të ulen në një banket shtetëror luksoz në Pekin, një lloj kuzhine kineze ka të ngjarë të jetë në menu: ushqimi Huaiyang, nga rajoni përreth Shangait, i njohur për shijet e tij të buta dhe delikate, punimin e rafinuar me thikë dhe theksin në gatimet sezonale. Për dekada të tëra, Kina ka përdorur simbolikën e fuqishme të ushqimit gjatë ngjarjeve zyrtare të rëndësishme dhe kur pret vizitorë të shquar të huaj. Në historinë moderne të Kinës, uria dhe trazirat politike që shkaktuan dekada të racionimit të përhapur e shndërruan ushqimin në një simbol të fuqishëm statusi në kulturën kineze. Një nga tetë kuzhinat kryesore rajonale të Kinës, kuzhina Huaiyang ka luajtur prej kohësh një rol kryesor në ngjarjet e mëdha diplomatike. U shërbye në "banketin themelues" të vitit 1949 kur u krijua Republika Popullore, në banketin përkujtimor të 50-vjetorit të Kinës në vitin 1999, si dhe në një banket të vitit 2002 të organizuar nga Presidenti i atëhershëm Jiang Zemin për Presidentin e amerikan George Ë. Bush. Ushqimi është paraqitur gjithashtu në momente të papritura virale kur zyrtarë të huaj vizituan Kinën në vitet e fundit. Në vitin 2023, ish-Sekretarja e Thesarit të SHBA-së Janet Yellen bëri shaka për ngrënien e "kërpudhave magjike" në një restorant të kuzhinës Yunnan në Pekin, ndërsa zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA-së Joe Biden hëngri në një restorant modest të Pekinit në vitin 2011, të famshëm për mëlçinë e skuqur. Kina madje krijoi një pjatë me pulë të emëruar sipas diplomatit të lartë amerikan Henry Kissinger, të cilën ia shërbyen atij gjatë vizitës së tij sekrete në vitin 1971, dhe pjatat e shërbyera udhëheqësve të huaj shpesh shndërrohen në "oferta" nga restorantet lokale. Gjatë vizitës së fundit të Trumpit në Kinë në vitin 2017, atij iu servirën pjata në stilin Huaiyang si perime të ziera dhe mish viçi, duke ditur prirjen e tij për biftek të pjekur mirë.

Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59