Analistët jopartiakë në Shtetet e Bashkuara thonë se demokratët kanë shanse të mira për të fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe ndoshta edhe të Senatit në zgjedhjet e mesmandatit, më 3 nëntor. Kjo do t’u mundësonte atyre të siguronin një pjesë të pushtetit në Uashington, pas dy vjetësh kontrolli republikan.