Italia kaloi një të shtunë të tensionuar, pas protestave që u zhvilluan në disa prej qytete kryesore. Nga Milano në Romë, mijëra protestues dolën në rrugë kundër luftës dhe rritjes së kostos së jetesës, në marshime të thirrura nga lëvizjet studentore dhe organizata të tjera. Në kryeqytet, demonstruesit hynë me forcë në zonën e Koloseut, ku më pas pati përplasje me policinë. Tensione u shënuan edhe në Torino dhe Bolonjë, ndërsa disa protestues dogjën një fotografi të kryeministres Giorgia Meloni.