Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10/2026 13:03

Turqia synon të ndryshojë kufijtë detarë në Mesdhe së bashku me Libinë dhe të krijojë një korridor të përbashkët ekonomik. Kjo ka shkaktuar protesta të forta nga Greqia dhe ka vënë në lëvizje edhe Bashkimin Evropian. Parlamenti libian miratoi të martën një marrëveshje për të drejtën detare me Turqinë, e cila prej vitesh kishte mbetur në sirtar. Pas luftës civile shumëvjeçare, Libia është e ndarë në dy pjesë. Me qeverinë e unitetit kombëtar, të njohur nga OKB-ja dhe që kontrollon pjesën perëndimore të Libisë, Turqia kishte arritur një marrëveshje që në vitin 2019. Megjithatë, ratifikimi i saj kishte dështuar për shkak të rezistencës së vazhdueshme nga Libia lindore. Tani, qeveria e këtij rajoni ka dhënë miratimin e saj dhe ka hapur rrugën për zbatimin e marrëveshjes. Ky vendim, i mirëpritur nga Ministria e Jashtme e Turqisë, pritet të rindezë tensionet me vendet e tjera bregdetare të Mesdheut Lindor. Marrëveshja parashikon krijimin e një korridori të drejtpërdrejtë ekonomik detar midis bregdetit jugor të Turqisë dhe bregdetit verior të Libisë. Në rajonin në fjalë janë zbuluar së fundmi rezerva të mëdha nafte dhe gazi. Sipas vlerësimeve, nën fundin e detit mund të gjenden rezerva gazi natyror me vlerë prej disa qindra miliardë dollarësh amerikanë. Të dy vendet synojnë të sigurojnë të drejtat e tyre ekonomike mbi këto burime dhe të zhvillojnë së bashku shfrytëzimin e tyre. Korridori i planifikuar anashkalon ishuj grekë që ndodhen në afërsi si Kreta, Karpathosi dhe Rodosi. Qeveria në Athinë këmbëngul se posedon një zonë të gjerë ekonomike ekskluzive rreth këtyre ishujve dhe ka paralajmëruar kundërshtim të fortë ndaj projektit. Në një reagim në platformën X, Ministria e Jashtme e Greqisë deklaronte: Greqia e kundërshton me vendosmëri votimin e parlamentit libian. "Ky vendim nuk ndryshon asgjë: Memorandumi mbetet i paligjshëm, i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt juridik!" Edhe Bashkimi Evropian reagoi me shqetësim. "BE-ja ka një interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe u bën thirrje të gjitha vendeve të respektojnë të drejtat sovrane të të gjitha shteteve anëtare në përputhje me të drejtën e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare, përfshirë Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit", thuhet në deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.

Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01