Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropian që pritet të zhvillohet në Romë, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas një raportimi të gazetës italiane La Repubblica, ky skenar është diskutuar nga Meloni gjatë takimeve të fundit me aleatët e saj në qeveri, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi.