Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10/2026 12:22

Zyrtarët njoftuan se janë kryer pothuajse 1,000 arrestime, ndërsa qindra mijëra njerëz morën pjesë në një tjetër ditë protestash në mbarë Francën; protesta që, në orët e vona të së shtunës, u shoqëruan me përleshje. Pas një dite me demonstrata kryesisht paqësore, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit në disa qytete, përfshirë Parisin. Në Marsejë u vunë zjarri barrikadave, ndërsa në Bordo disa persona shkulën dërrasa nga një dyqan. Megjithatë, deri më tani, autoritetet kanë arritur të shmangin trazirat dhe plaçkitjet në shkallën që u pa fundjavën e kaluar, ngjarje që sollën disa nga skenat më të rënda të çrregullimit në historinë moderne të Francës. Ministria e Brendshme bëri të ditur se të shtunën protestuan rreth 410,000 njerëz, ndërsa sindikatat e vlerësojnë këtë shifër në rreth 800,000. Rreth 70,000 policë u angazhuan në terren dhe në disa qytete u vendosën kufizime, me qëllim që protestat e fundit, të lidhura me koston e jetesës dhe kushtet e këqija në shkolla, të mos degjeneronin në kaos, siç ndodhi më parë kur policët u gjendën në numër shumë më të vogël se protestuesit, qindra biznese u plaçkitën dhe ndërtesa të ndryshme u dogjën. Në fillim të kësaj jave, Presidenti Emmanuel Macron kishte vendosur që të lejoheshin vetëm demonstratat e organizuara nga sindikata të njohura. Në ditët e fundit, pas seancave gjyqësore të përshpejtuara, qindra persona janë dënuar me burgim për akte vandalizmi, zjarrvënie dhe plaçkitje. Të shtunën, protesta masive, të nxitura nga çështje të ngjashme me ato në Francë, përfshinë gjithashtu disa qytete të tjera evropiane.

Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01