Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10/2026 13:17

Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar votuesve t'i shohin zgjedhjet e mesit të mandatit sikur ai vetë të ishte në fletën e votimit; dhe të shtunën, një nga paraardhësit e tij demokratë bëri pikërisht këtë. Dhjetë ditë para zgjedhjeve që do të përcaktojnë se kush do të ketë kontrollin e Kongresit, Barack Obama doli në fushatë për të akuzuar presidentin republikan për korrupsion, për të vënë në lojë strategjinë e tij ndaj Iranit dhe për të kritikuar ashpër estetikën e stilit "të artë" që ai ka përdorur në rinovimet e Shtëpisë së Bardhë. Obama bëri fushatë për kandidatët demokratë në tubime në Cleveland dhe Detroit, duke e vënë në lojë administratën Trump. Gjatë fushatës në Michigan Obama e përshkroi votimin e 3 nëntorit si një mjet që do të shërbente për të "vënë nën kontroll të paktën disa nga marrëzitë" e presidencës së Trumpit. Obama, që shërbeu si president nga viti 2009 deri në vitin 2017 kur Trump nisi mandatin e tij të parë, mbetet një nga figurat më popullore mes demokratëve. Ata shpresojnë se përfshirja e tij në garë mund t'i mobilizojë mbështetësit e tyre për një garë të ngushtë për Senatin amerikan. "Nuk kemi parë kurrë një president që të shkëlqejë në mashtrime siç bën ky," tha Obama. "Nuk kemi parë kurrë një president kaq të vendosur për të shitur favore në këtë mënyrë. Tani duket se partia e tij përfaqëson një qeverisje të korruptuar, ose të paaftë, ose mungesë të plotë qeverisjeje", tha Obama. Ai gjithashtu vuri në lojë gjithashtu pretendimet e administratës për fitore ndaj Iranit. Ai argumentoi se lufta i ka dhënë Iranit më shumë ndikim ekonomik, pasi kërcënimet e tij për të sulmuar anijet në ngushticën e Hormuzit i kanë shqetësuar eksportuesit e naftës. "Irani tani ka të drejtë vetoje mbi ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon nafta për në tregun botëror," tha Obama.

Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01