Ushtria izraelite njofton se të gjitha pikat tokësore të kalimit në Bregun Perëndimor do të jenë të mbyllura gjatë zgjedhjeve të së martës në Izrael, ndërsa punëtorëve palestinezë do t'u ndalohet hyrja në të gjitha vendbanimet. Këto kufizime vijnë në një kohë kur po ashpërsohen masat në Bregun e okupuar Perëndimor, pas vrasjes së dy ushtarëve izraelitë nga persona të armatosur palestinezë në këtë territor.