Jashtë trendit historik është cilësuar pjesëmarrja e votuesve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të dielë në Serbi. Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor atje, është regjistruar pjesëmarrje e lartë në votime deri në mesditë, ndërsa janë raportuar edhe parregullsi.