Bullgarët votojnë në zgjedhjet presidenciale, në një kohë kur shtohen shqetësimet për sigurinë pas një sërë sulmesh me dronë ndaj anijeve në Detin e Zi. Sipas sondazheve, Iliana Iotova, e cila favorizon dialogun me Moskën dhe kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, është favoritja kryesore për të fituar një mandat të ri në këtë post, i cili ka kryesisht karakter ceremonial. Iotova, 62 vjeçe, pritet të marrë midis 41 dhe 47 për qind të votave, sipas anketave. Kundërshtari i saj kryesor, Andrey Gyurov, bankier dhe ish-kryeministër i përkohshëm, i mbështetur nga opozita pro-perëndimore, vlerësohet të ketë mbështetjen e 28-31 për qind të votuesve. Në vendin e tretë renditet Kostadin Kostadinov, kreu i partisë së ekstremit të djathtë dhe pro-ruse "Vazrazhdane", me 10-13 për qind të votave.