Ulja e numrit të trupave të KFOR në Kosovë, në të ardhmen është konfirmuar edhe nga Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s, Mark Rute. Nga brukseli, ai tha se numri I ushtarëve, të misionit paqeruajtës do të jetë në 3.500 trupa nga 4.600 që janë ajtualisht, duke I rikthyer në nivelet e para vitit 2023. “duke pasur për bazë përmirësimin e situatës, KFOR-i do të vazhdojë të jetë i fokusuar në misionin e tij thelbësor”, tha Rutte.