Top News – Pa Asociacionin nuk ka dialog! / Vuçiç: Ja çfarë do të kërkoj në Ohër…
12/03/2023 12:08

Pa asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk mund të ketë bisedime të mëtejshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo, sipas presidentit serb Aleksander Vucic, është ajo cka do të thotë ai në takimin e pritshëm që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut me kryeministrin Kosovar, Albin Kurti. Duke iu përgjigjur deklaratës së këtij të fundit se nuk do të lejojë krijimin e asociacionit, vucic tha se kjo nuk është vetëm çështje e insistimit serb, por temë e të gjithëve dhe duhet të krijohet sepse u dakordësua në Bruksel. “Asociacioni është një temë e përhershme, në cdo bisedë e takim. Një kusht pa të cilin nuk mund të ecet përpara. Nëse doni, në rregull, nëse jo, mos na harxhoni më kohë”, tha Vuçiç. Ai kujtoi se të hënën dhe të martën në Beograd do të presë të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.“Nuk e di se çfarë presin nga Ohri... Unë do të shkoj në Ohër, nuk them kurrë se nuk do të flas por do të them të njëjtën gjë që po ju them ju tani dhe do të them të njëjtën gjë që ata e dinë”, tha Vucic. I pyetur për 15 modelet e Asociacioonit, të cilat Lajçak tha se ia propozoi Kurtit, Vuçiç tha se nuk kishte informacione për këtë por se ishte i bindur se përfaqësuesi evropian duhet ta dijë se çfarë është nënshkruar në Bruksel në katër dokumente, në marrëveshjen bazë, parimet, marrëveshjen e zbatimit dhe vendimin për ekipin menaxhues. “Ne kemi katër vendime në Bruksel, të cilat janë miratuar dhe nënshkruar. Bashkimi i komunave serbe është e vetmja gjë që nuk mund të diskutohet, sepse tashmë është nënshkruar. Thoni cfarë të doni por kjo është dicka e firmosur”, nënvizoi Vuçiç.

Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21