Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit një muaj ndaj 15 personave, që dyshohen për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit në Malishevë. Vendimi është dhënë vetëm një ditë pas aksionit të Prokurorisë Gjakovë, e cila ndaloi 15 kryesues nën dyshimet për manipulim të votash të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.