Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës, e cila njofton se kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën e tij për dorëheqje dhe e ka liruar menjëherë nga detyra.