Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mohoi pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rol në organizimin apo nxitjen e protestave në Shqipëri. Ai deklaroi se subjekti që drejton është forcë qeverisëse dhe jo protestuese, ndërsa nënvizoi se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë rivale e Shqipërisë.