Raporti i prezantuar nga Ministri i Brendshem i Kosoves, Xhelal Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekajt më 25 tetor, ka evidentuar mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime nga institucionet që kishin përgjegjësinë për ta mbrojtur. Një nga problematikat kryesore lidhet me Qendrën për Punë Sociale, e cila, megjithëse kishte komunikuar vazhdimisht me Zekajn nga korriku deri në tetor, nuk kishte konsideruar si detyrim krijimin e kushteve për kthimin e saj në banesën e përbashkët.