Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas dështimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Në një konferencë për media, ajo kritikoi ministren Gërvalla për mungesë të përgjegjësisë politike, duke theksuar se ndarja e pushteteve nuk mund të përdoret si justifikim për t’iu shmangur përgjegjësisë institucionale. Deputetja e PDK-së iu referua edhe gjetjeve të Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilat i cilësoi si tronditëse.