Dy gardianë nga Kosova dyshohen për ushtrim dhune ndaj një të burgosuri në Kopenhagen të Danimarkës, cka ngjalli indinjatë në vend. Incidenti i nxiti autoritetet daneze të vendosin rishikimin e programit të trajnimit të gardianëve nga Kosova, ndërsa ka ngritur pikëpyetje edhe për mbikëqyrjen dhe përgjegjësitë në burgun e Gjilanit, ku pritet të transferohen deri në 300 të burgosur nga Danimarka.