Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vlerësuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke i cilësuar ato të lira, transparente dhe të administruara mirë. Ai u shpreh me fjalët “Lum si ti Kosovë”, duke theksuar se një proces zgjedhor që funksionon mirë është baza e demokracisë. Megjithatë, diplomati francez nënvizoi se tani prioritet mbetet funksionalizimi sa më i shpejtë i institucioneve.