Teksa pritet përfundimi I numërimit të votave të zzgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, kreu I Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është shprehur optimist për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Kurti tha se do të vazhdojë diskutimet dhe bashkëpunimin me partitë e tjera parlamentare. Teksa kujton propozimet e së kaluarës, kreu I VV thotë se kësaj here pret që opozita të jetë konstruktive. Rezultatet e përkoshme të zgjedhjeve të 7 qershorit e nxjerrin Lëvizja Vetëvendosje si forcën e parë politike në vend me 48 mandate.