Top News – Kosova rekuperon kohën e humbur/ Vaksinimi, 60 % e popullatës deri në fund të vitit
27/05/2021 22:43

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të enjten se ka marrë 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Këtë kontigjent të vaksinave, Kosova e ka siguruar përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. “100.620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë”, thuhet në njoftim. Dy javë më parë, Kosova siguroi 38.400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15.000 doza të tjera, donacion nga Bashkimi Evropian. Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit, pas marrjes të 24.000 dozave të vaksinës AstraZeneca. Fillimisht janë vaksinuar punonjësit e shëndetësisë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike. Aktualisht po vazhdon faza e dytë e procesit të imunizimit, ku janë duke u vaksinuar grupmosha 65-79 vjeç. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se synojnë që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 % të popullatës. Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka nënshkruar kontratë me ndonjë kompani prodhuese, për sigurimin e vaksinave. Vaksinimi po bëhet me dozat e dhuruara nga OBSH-ja dhe Bashkimi Evropian.

Top News- PDK pro konstituimit edhe pas afatit/ Hamza: Për ne është me rëndësi 16 shtatori
09/09 16:59
Top Channel/Kuvendi i Kosovës, Haxhiu zgjidhet kryetare:Shtyn seancën e konstituimit për të premten!
09/09 14:47
Top Channel/ Kurti: Kemi marrëveshje, por na duhen edhe numrat për të shmangur zgjedhjet e reja
09/09 12:20
Top News- Përplasjet për kryetar të ri brenda LDK/ Abdixhiku: Shteti nuk rrotullohet për një ambicie
08/09 17:00
Top Channel/ Kurti: “Nesër do të jemi në Kuvend”! Por nuk tregon nëse do propozojë kandidat për VV!
08/09 14:58
Top Channel/ Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Ministri Svecla një vit burg me kusht!
08/09 11:26
Top News- U akuzua se i quajti shqiptarët ‘terroristë’/ Rashiç mohon deklaratën e deputetit të LDK
07/09 17:10
Top News- Zvarritja e krizës politike/ LDK vendos të marrë pjesë në seancën e 9 Shtatorit
07/09 16:58
Top Channel/ FSK-ja, pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza: Firmoset marrëveshja!
07/09 14:50
Top News – Kosova rrezikon 166 mln euro. Fondet e BE për planin e rritjes do të ‘digjen’
06/09 15:08
Top Channel/ Kosova rrezikon 166 mln euro/ Fondet e BE “digjen” nëse s’formohen institucionet
06/09 11:50
Top Channel/ PDK humbet durimin në Kosovë, Hamza paralajmëron veprime institucionale
05/09 15:21
Top News – PDK dhe Aleanca kundër Vetëvendosjes / ‘Po shkel kushtetutën’, kundër shtyrjes së seancës
05/09 14:52
Top News – Një bllok opozitar në Kosovë…! Lushtaku kundër Abdixhikut: Merru me shtëpinë tënde
05/09 14:47
Top News- Nderimet e serbëve për ‘Kasapin’/ Kurti: Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën
04/09 23:01
Top News- Sulmi treditor ndaj familjes Jashari/ Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 ish-zyrtarë serbë
04/09 21:00
Top News- ‘Fundi’ i krizës dyvjeçare në shtator/ Caktohet mbajtja e seancës konstituive në Kosovë
04/09 20:00
Top Channel/ Zbulohet kush i masakroi Jasharët e Kosovës, aktakuzë ndaj 35 serbëve
04/09 19:57
Top News – ‘Konstituoni urgjent Kuvendin!’/ PDK dhe Aleanca bllokojnë hyrjen e qeverisë së Kosovës
04/09 11:26
Top News-Vuçiç, i shqetësuar për marshin e lirisë: Po paralajmëroni dhunë, do reagojmë më 16 shtator
03/09 16:20