Top News – Koronavirusi po bën namin… Spitalet rajonale në Kosovë nuk kanë staf
02/09/2021 20:14

Në spitalet e përgjithshme në disa komuna të Kosovës, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, ka mungesë të stafit shëndetësor, thonë drejtues të këtyre spitaleve për radion Evropa e Lirë. Më 18 gusht, Qeveria e Kosovës miratoi një vendim për shtimin e stafit shëndetësor që do të merrej me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e imunizimit. Në një përgjigje të sajën, ministria e shëndetësisë tha se 1,116 punëtorë shëndetësorë, do të fillojnë punën gjatë kësaj jave. Ndërkaq, edhe 422 mjekë dhe infermierë të tjerë do të rekrutohen së shpejti. Numri i pacientëve të shtruar në shtatë spitalet e përgjithshme në Kosovë, është aktualisht 799, prej tyre 682 janë të diagnostikuar me koronavirus dhe 642 po trajtohen me oksigjen. Spitali i Pejës kryeson për sa i takon numrit më të madh të pacientëve me COVID-19, gjithsej 210, pasuar nga spitali i Prizrenit me 165 pacientë, ai i Gjilanit me 138 dhe spitali i Gjakovës me 125 pacientë të shtruar. Kosova po kalon aktualisht në një tjetër valë të rëndë të pandemisë. Vetëm të enjten u konfirmuan 32 viktima dhe mbi 1600 raste pozitive me koronavirus. Ndërkohë, për shkak të rritjes së numrit të pacientëve me covid 19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka ndërprerë dhënien e disa shërbimeve spitalore jourgjente në sallat kirurgjike.

Top News- Përplasjet për kryetar të ri brenda LDK/ Abdixhiku: Shteti nuk rrotullohet për një ambicie
08/09 17:00
Top Channel/ Kurti: “Nesër do të jemi në Kuvend”! Por nuk tregon nëse do propozojë kandidat për VV!
08/09 14:58
Top Channel/ Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Ministri Svecla një vit burg me kusht!
08/09 11:26
Top News- U akuzua se i quajti shqiptarët ‘terroristë’/ Rashiç mohon deklaratën e deputetit të LDK
07/09 17:10
Top News- Zvarritja e krizës politike/ LDK vendos të marrë pjesë në seancën e 9 Shtatorit
07/09 16:58
Top Channel/ FSK-ja, pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza: Firmoset marrëveshja!
07/09 14:50
Top News – Kosova rrezikon 166 mln euro. Fondet e BE për planin e rritjes do të ‘digjen’
06/09 15:08
Top Channel/ Kosova rrezikon 166 mln euro/ Fondet e BE “digjen” nëse s’formohen institucionet
06/09 11:50
Top Channel/ PDK humbet durimin në Kosovë, Hamza paralajmëron veprime institucionale
05/09 15:21
Top News – PDK dhe Aleanca kundër Vetëvendosjes / ‘Po shkel kushtetutën’, kundër shtyrjes së seancës
05/09 14:52
Top News – Një bllok opozitar në Kosovë…! Lushtaku kundër Abdixhikut: Merru me shtëpinë tënde
05/09 14:47
Top News- Nderimet e serbëve për ‘Kasapin’/ Kurti: Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën
04/09 23:01
Top News- Sulmi treditor ndaj familjes Jashari/ Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 ish-zyrtarë serbë
04/09 21:00
Top News- ‘Fundi’ i krizës dyvjeçare në shtator/ Caktohet mbajtja e seancës konstituive në Kosovë
04/09 20:00
Top Channel/ Zbulohet kush i masakroi Jasharët e Kosovës, aktakuzë ndaj 35 serbëve
04/09 19:57
Top News – ‘Konstituoni urgjent Kuvendin!’/ PDK dhe Aleanca bllokojnë hyrjen e qeverisë së Kosovës
04/09 11:26
Top News-Vuçiç, i shqetësuar për marshin e lirisë: Po paralajmëroni dhunë, do reagojmë më 16 shtator
03/09 16:20
Top Channel/ Kosova pa institucione. Opozita akuzon Vetëvendosjen për bllokim
03/09 15:51
Top News- ‘Marrëveshja mori goditje të rëndë’/ Kurti optimist për shmangien e zgjedhjeve
03/09 12:06
Top News- Milaim Zeka thyhen heshtjen/ Mohon akuzat për spiunazh në dosjen ‘Sheholli’
03/09 11:32