Rezultati i zgjedhjeve parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka sjellur pakënaqësi e përplasje brenda partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-së. Së fundmi, nga krahu i kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Ramës kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë, Lumir Abdixhiku. Përmes një postimi në FaceBook, Bajram Gecaj, shkruan se LDK-ja ka nevojë për lidership të ri. Ai thotë se sot Abdixhiku duhet falenderuar për mundin, përkushtimin dhe kontributin e tij, dhe në mënyrën më qytetare e më dinjitoze t’i kërkohet të hapë rrugë për zgjedhjen e një lideri të ri të partisë, me vizion, energji dhe besim.