Mali i Zi do të sjellë kulturën e tij në Shqipëri nga data 7 nëntor deri më 12 nëntor. Çelja e kësaj jave kulturore do të bëhet tek Kubi Portokalli në ambientet e Piramidës ku Muzeu i Artit Bashkëkohor të Malit të Zi do të prezantojë ekspozitën "Homo Ex Machina." me 12 vepra të 7 artistëve. Ekspozita është multimedia, duke përfshirë printime digjitale, skulptura, instalacione dhe objekte të tjera.