Letërsia shqipe është bërë bashkë në Lezhë, në 155-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës. Shkrimtarë, poetë dhe studiues u mblodhën në edicionin e pestë të çmimeve që mbajnë emrin e tij. Këtë vit, në konkurs morën pjesë 83 vepra nga autorë të trojeve shqiptare, në kategoritë e poezisë, prozës dhe përkthimit. Risia e këtij edicioni ishte çmimi “Gjurmë Fishtjane”, që synon të promovojë krijimtarinë e lidhur me veprën dhe trashëgiminë e poetit. Juria, e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, me anëtarë Suela Mino dhe Gani Mehmetaj, vlerësoi veprat më të mira.