Në 95-vjetorin e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Dritëro Agolli, në Menkulas aty ku ai lindi dhe kaloi vitet e fëmijërisë dhe rinisë u hapën dyert e Shtëpisë-Muze,. Materiale dokumentare, libra dhe objekte që lidhen me rrugëtimin e tij jetësor e letrar vijnë si homazh për njeriun që e mbajti gjithmonë Devollin në zemër. Në ceremoni mori pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili vlerësoi figurën e intelektualit dhe theksoi se kjo shtëpi-muze është një pasuri e re kulturore e krahinës.