Në një Shqipëri të izoluar nga bota perëndimore, librat u bënë një prej dritareve përmes të cilave hynin ide, kultura dhe letërsi nga kontinente të largëta. Mes tyre ishte edhe letërsia amerikano-latine, prania e së cilës në regjimin komunist, por edhe lidhja e saj me propagandën ideologjike të kohës, vjen në vëmendje përmes një ekspozite të veçantë qe u çel në mjediset e Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës, e cila rrëfen një kapitull pak të njohur të historisë kulturore shqiptare.. Mes botimeve të ekspozuara jane veprat e shkrimtarëve të njohur si Pablo Neruda dhe Zhorzh Amado, por spikat perkthimi i romanit “Dasma” te Ismail Kadare, ne Argjentine.