Me 77 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare projektligjin për ndryshimet në ligjin e vitit 2016 për të drejtat e autorit. Projektligji u miratua sipas draftit fina të dorëzuar nga Komisioni për Kulturën, Turizmin i drejtuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e megjithatë as kjo e fundit nuk votoi projektligjin, duke ndjekur bojkotin e opozitës.