Numërimi i votës së diasporës i ka dhënë Albin Kurtit edhe mandatin e 53-të në parlamentin e ri. Rezultati lehtëson mundësitë që Vetëvendosje të sigurojë 61 vota sa nevojiten për formimin e qeverisë së re, bashkë me deputetët nga minoritetet joserbe, plus mandatin e Nenad Rashiç. Nga përllogaritjet e deritanishme, Kurti mund të ketë mbështetjen e të paktën 62 deputetëve për të formuar qeverinë e re.