Top News – Atentatet mafioze, hetim nga Europol/ Nga Vlora në Elbasan, bandat që veprojnë
15/05/2021 22:41

Dy vrasjet më të fundit të stilit mafioz në Elbasan dhe Vlorë janë duke u hetuar jo vetëm nga Policia shqiptare, por edhe një njësi speciale e Europol, duke qenë se Shqipëria prej vitesh ka një marrëveshje të firmosur me këtë strukturë policore evropiane. Jo vetëm kaq, por duke qenë se të dy vrasjet e kanë zanafillën jashtë kufijve të Shqipërisë edhe hetimet po kryhen përtej tërritorëve gjerografikë. Numri dy i ministrisë së Brendshme, Besfort Lamallari thotë se vrasja e Bledar Birçajt në Vlorë dhe Everest Çakës në Elbasan po hetohet edhe nga jashtë vendit. Sipas Lamallarit, vrasjet kanë lidhje me grupe krimininale të cilët janë aktive brenda dhe jashtë vendit. Vrasjet konsiderohen si një nga veprat më të rënda, por gërryejnë edhe kapitalin social dhe njerëzor duke krijuar panik. Për fat të keq vënë në dyshim edhe besueshmërinë e institucioneve që janë aty për të garantuar jetën e njerëzve. Mbetet për t’u hetuar deri në fund – tha Lamallari, duke lënë të kuptohet se vrasjet janë produkt i grupeve kriminale që janë vepruar dhe veprojnë në kohë dhe vende të ndryshme. Ka një grup hetimor për të dy rastet si në Vlorë dhe në Elbasan që udhëhiqet nga policia dhe ka mbështetjen e policisë dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Ka një bashkëpunim për të dyja rastet me Europol dhe bashkëpunim konkret me vendet e caktuara të BE ku mendohet se ka pika takime për ngjarjet konkrete”, u shpreh Lamallari. Por, Lamallari nuk la pas edhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit, krim, që sipas tij njollosi procesin zgjedhor në Shqipëri.

Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36