Kryeministri Edi Rama nisi publikimin e fakteve se cilët janë personat e përshirë në djegien e institucioneve shtetërore dhe bizneseve private gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit. Në stilin e policisë dhe të medias angleze “Name and Shame” “emërto dhe turpëro”, kryeministri publikoi emrat, fotot dhe skedat kriminale të 45 personave sipas tij të përfshirë në akte vandalizimi. Kryeministri Edi Rama theksoi se “të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ‘’Antifa’’, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit, anarkisë edhe anti-kapitalizmit ka vendosur të futet në jetën e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë së shtetit”.