Një prej të rinjve që Kryeministri Edi Rama e paraqiti këtë të premte si person me precedentë penalë dhe të dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike hodhi poshtë pretendimet duke treguar për kamerën e Top Neës dëshminë e penalitetit, ku figuronte si i padënuar. I riu Sardi Xibri, 28 vjeç ishte mes listës me mbi 40 persona që Kryeministri Edi Rama publikoi si individë të dënuar dhe që nuk kanë lidhje me studentët.