Anijet e vendeve anëtare të NATO-s, ajo amerikane “James E. Williams” dhe ajo turke “Barbados”, do të lundrojnë sot në portin e Tivarit, shumë pranë Shqipërisë. Në deklaratën e komandës së NATO thuhet se qëllimi i vizitës është “forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes në rajon dhe forcimi i sigurisë detare në ujërat e vendeve anëtare të NATO-s”. Anija amerikane, është pjesë e misionit të Përhershëm Detar të NATO-s. Ardhja e saj në rajon vjen ndërkohë që Mesdheu është kthyer në fushë beteje provokimeshj mes Rusisë dhe NATO, pasi Moska ka dërguar disa herëq luftëanije në rajon.