Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar statistikat e arsimit për vitin shkollor 2025/2026, të cilat tregojnë rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe studentëve në Kosovë. Sipas të dhënave, numri i nxënësve ka rënë me 10 mijë brenda një viti, ku përjashtim bën vetëm niveli parashkollor, ku është regjistruar një rritje e lehtë e numrit të fëmijëve.