Top Channel/ Volkswagen do të shkurtojë 50 mijë vende pune, kompania pranon: Modeli ynë nuk…
18/06/2026 23:42

Gjigandi gjerman i automobilave Volkswagen ka bërë të ditur se do të shkurtojë 50 mijë vende pune deri në vitin 2030, në kuadër të një strategjie të re ristrukturimi që synon ta përshtatë kompaninë me sfidat e tregut global. Lajmi u konfirmua nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Oliver Blume, gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore të aksionarëve, e zhvilluar online. Ai e cilësoi situatën aktuale të Volkswagen si “të tensionuar dhe sfiduese”, duke theksuar se kushtet në industrinë automobilistike janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2026. “Modeli ynë i biznesit, i cili ka qenë i suksesshëm për dekada, nuk funksionon më sot. Ne duhet ta zhvillojmë më tej”, deklaroi Blume para aksionarëve. Gjatë prezantimit të strategjisë së re për vitin 2030, kreu i Volkswagen tha se objektivi i kompanisë është të shndërrohet në “prodhuesin më tërheqës të makinave në botë” deri në fund të kësaj dekade. Sipas tij, modelet e reja elektrike, përfshirë ID.Polo të prezantuar së fundmi, dëshmojnë se kompania po ecën në drejtimin e duhur dhe po fiton terren ndaj konkurrencës. Megjithatë, ai pranoi se fitimet nga këto modele mbeten ende nën pritshmëritë. Plani i ristrukturimit prek veçanërisht markën kryesore VW, ku pritet të shkurtohen 35 mijë vende pune deri në vitin 2030. Blume bëri të ditur se deri në fund të vitit 2026 numri i të punësuarve do të reduktohet me rreth 19 mijë persona, ndërsa rreth 28 mijë largime vullnetare janë dakordësuar tashmë me punonjësit. Volkswagen po përballet me presionin e rritjes së konkurrencës në tregun e automjeteve elektrike, kostot e larta të prodhimit dhe ndryshimet e shpejta në industrinë globale të automobilave, duke e detyruar kompaninë të ndërmarrë një nga ristrukturimet më të mëdha në historinë e saj.

Top News- Franca rikthen shtetrrethimin/ Përplasja me protestat, ndalohet dalja e të miturve natën
19/10 21:29
Top News- Gjermania kufizon kuotat / Jo më emigrantë pa kufi nga vendet e Ballkanit Perëndimor
19/10 21:00
Top News – Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet / Rubio: SHBA nuk heq dorë nga diplomacia
19/10 15:04
Top Channel/ Franca drejt shtetrrethimit? Kryeministri: ”Në disa qytete, bllokim i pjesshëm”!
19/10 14:59
Top News – Shmangni turmat e tregoni kujdes! Qeveritë e BE-së paralajmërojnë për udhëtimet në Francë
19/10 14:59
Top News – Elon Musk ‘hap thesin’, ndan pasurinë / Një aksion të SpaceX ‘çdo fëmije në Amerikë’
19/10 14:56
Top Channel/ “Dominoja” e protestave, “shpërthen” Portugalia kundër kostos së strehimit!
19/10 14:56
Top News – Edhe Meloni në telashe me protestat / Plaçkitën dyqanet në trazira, ndalohen 271 të rinj
19/10 14:50
Top News-Nis ‘AKTI II’ në Francë, mbyllet Luvri/ Denoncohet dhuna e policisë në trazirat e fundjavës
19/10 14:43
Top News – Kim Jong un në koma…!!!/ ‘Thashetheme’ në internet-‘Pësoi hemorragji cerebrale’
19/10 14:39
Top Channel/ Protestat, Meloni takim me shefat e sigurisë: Të “ndajmë” të dhunshmit nga paqësorët!
19/10 14:16
Top News – Rusia ka nevojë për ushtarë / Por Kremlini do të shmangë mobilizimin
19/10 13:27
Top News – Shpërdorohen paratë e BE-së / Miliarda euro në kundërshtim me rregullat
19/10 13:26
Top News – Trump: Franca po digjet! Vendi është ‘shkatërruar’ nga emigracioni
19/10 13:20
Top News – Zjarr në bazën ushtarake / Katër të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kanada
19/10 13:15
Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06
Top News – Evropa në kaos, tërbim në rrugë / ‘Luftë urbane’ në Francë, Itali, Belgjikë e Portugali
19/10 12:04
Top News – Takim Putin-Trump-Xi Jinping / WSJ: Për të diskutuar një marrëveshje për Ukrainën
19/10 11:53
Top News – Parisi kthehet në zonë lufte / ‘Policia humbi kontrollin’, ministri ofron dorëheqjen
19/10 11:52