Top News – Takim Putin-Trump-Xi Jinping / WSJ: Për të diskutuar një marrëveshje për Ukrainën
19/10/2026 11:53

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një samit muajin e ardhshëm me Presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping, për të negociuar një zgjidhje të konfliktit katërvjeçar në Ukrainë, e cila do të ishte në favor të Moskës. Kështu raportoi të dielën gazeta "Ëall Street Journal", duke cituar burime të njohura me këto diskutime. Propozimi për samitin vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Trump-it dhe Putinit po përmirësohen, veçanërisht pasi Presidenti amerikan njoftoi një marrëveshje për blerjen e naftës ruse dhe nënshkroi të premten një urdhër që heq sanksione kyçe ndaj Moskës. Duke iu referuar një ish-oficeri të inteligjencës ruse të informuar mbi çështjen, gazeta shkruan se propozimi i Putinit u bë gjatë një bisede telefonike me Trump-in më 9 tetor, bisedë në të cilën u arrit edhe marrëveshja për naftën mes dy vendeve. Sipas raportimit të ËSJ-së, i cili citon burime të njohura me diskutimet, Kremlini ka propozuar që ky dialog trepalësh të zhvillohet në margjinat e samitit të ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Ky samit është planifikuar të mbahet më 18 dhe 19 nëntor në Shenzhen. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi për "Ëall Street Journal" se po zhvillohen diskutime lidhur me një takim të mundshëm. "Ende nuk ka një marrëveshje të qartë për vetë takimin apo për agjendën e tij të mundshme, megjithëse të tria palët e pranojnë mundësinë hipotetike që një takim i tillë të zhvillohet," deklaroi ai për gazetën.

Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06
Top News – Evropa në kaos, tërbim në rrugë / ‘Luftë urbane’ në Francë, Itali, Belgjikë e Portugali
19/10 12:04
Top News – Takim Putin-Trump-Xi Jinping / WSJ: Për të diskutuar një marrëveshje për Ukrainën
19/10 11:53
Top News – Parisi kthehet në zonë lufte / ‘Policia humbi kontrollin’, ministri ofron dorëheqjen
19/10 11:52
Top Channel/ BE auditon fondet: Miliarda euro të shpenzuara jashtë rregullave të bllokut!
19/10 11:48
Top Channel/Francë, protestat jashtë kontrollit: Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të brendshëm!
19/10 11:47
Top Channel/ Zbuti masat ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin: S`dua ta largoj nga negociatat!
19/10 11:46
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top News- Evropa e zhytur në protesta/ Nga Milano deri në Lisbonë, përshkallëzohen tensionet
18/10 21:41
Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47