Top News- Franca rikthen shtetrrethimin/ Përplasja me protestat, ndalohet dalja e të miturve natën
19/10/2026 21:29

Autoritetet franceze kanë vendosur shtetrrethim gjatë natës në disa zona të Parisit, Lille dhe qyteteve të tjera në Francën veriore pas trazirave dhe protestave antiqeveritare të fundjavës. Konkretisht, autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër orë policore për Place de la République dhe rrugët përreth Les Halles në Paris nga ora 23:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit, raportojnë mediat vendase. Sipas mediave franceze, ndalimi do të zbatohet për të miturit e pashoqëruar, njerëzit që mbajnë çanta shpine dhe njerëzit që mbajnë maska ose kapuçë. Kryeministri Sebastien Lecornu kishte përjashtuar një shtetrrethim të përgjithshëm në Paris, dhe kishte deklaruar se ishte më e përshtatshme për momentin të zbatoheshin shtetrrethime të pjesshme dhe lokale. Në Nicë, kryebashkiaku Eric Ciotti kishte deklaruar se ka nënshkruar një urdhër për vendosjen e një shtetrrethimi për të miturit në qendër të qytetit gjatë natës. Edhe qyteti I Marsejës ndaloi tubimet dhe demonstratat. Marseja ishte një nga qytetet që u gjend në qendër të protestave të dhunshme në 48 orët e fundir, me protestuesit që sulmuan bashkinë.

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51