Top News – Elon Musk ‘hap thesin’, ndan pasurinë / Një aksion të SpaceX ‘çdo fëmije në Amerikë’
19/10/2026 14:56

Elon Musk ka deklaruar se do t'i japë çdo fëmije në Amerikë një pjesë në SpaceX, kompanisë së tij me vlerë 2 trilionë dollarë, në një kohë kur kompanitë teknologjike përballen me një shqyrtim gjithnjë e më të rreptë lidhur me ndikimin e tyre në shoqëri. "Vitine ardhshëm, do t'i jap një nga aksionet e mia të SpaceX çdo fëmije në Amerikë," shkroi ai në platformën X të hënën. "Ky do të jetë i pari nga shumë të tjerë." SpaceX filloi të tregtohej publikisht vetëm në qershor (dhe realizoi ofertën më të madhe publike fillestare në histori). Aksionet e kompanisë tregtoheshin me rreth 146 dollarë në mbyllje të tregut të premten. Propozimi i Musk ishte i varfër në detaje. Nuk është e qartë se si do të shpërndahen këto aksione te dhjetëra miliona fëmijë amerikanë, apo nëse të gjithë ata kanë të drejtë t'i përfitojnë. Sipas Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë në Shtetet e Bashkuara, ka rreth 73 milionë persona nën moshën 18 vjeç; kjo do të thotë se dhurata e mundshme e Musk-ut do të kishte një vlerë prej rreth 10.7 miliardë dollarësh, bazuar në çmimin aktual të aksioneve të SpaceX. Ofrimi i një pjese në tregun e aksioneve për të rinjtë nuk është një ide e re. Këtë muaj, Departamenti i Thesarit regjistroi automatikisht miliona persona nën moshën 18 vjeç në "Llogaritë Trump", një mekanizëm i ri federal për kursime dhe investime, ku fëmijët e lindur mes fillimit të vitit 2025 dhe fundit të vitit 2028 kanë të drejtë të përfitojnë një kontribut qeveritar prej 1,000 dollarësh. Oferta e Musk-ut erdhi si përgjigje ndaj njoftimit të kompanisë "Anthropic" të dielën, se ajo do të dedikojë të paktën 5% të aksioneve të saj, me vlerë 48 miliardë dollarë sipas vlerësimit më të fundit të kësaj kompanie private, për një "Fond të Përfitimit Publik", i cili do të dhurojë fonde për kauza shoqërore.

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51