“Numri i të punësuarve nga rajoni I Ballkanit është rritur me rreth 170 mijë gjatë pesë viteve të fundit’, sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani. Agjencia bën me dije se 546 mijë shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë të punësuar në Gjermani me sigurime shoqërore, ndërsa në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe punëtorët nga Kosova.