Portugalia është vendi më i fundit europian që përfshihet nga një valë protestash, e nxitur nga pakënaqësia e madhe ndaj rritjes së kostos së jetesës. Me qindra vetë ngritën një kamp me çadra në sheshin Rossio, në qendër të Lisbonës, për të kërkuar masa konkrete kundër krizës së strehimit.