Top Channel/ Tritoli në derën e shtëpisë së saj i mori jetën fqinjit, reagon Xhovana Nikolli
04/10/2024 21:53

Është ndarë nga jeta pas tre muajsh ‘luftë’ në spital Enea Thomaraj, vetëm 29-vjeç. I riu mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e dy fqinjëve të tij në Elbasan, pasi si pasojë e forcës së shpërthimit, dera e banesës së tij është shembur dhe i ka rënë mbi trup. Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin, të arrestuar dy vite më parë në Fier. “O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashurën tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”. Kjo ishte deklarata e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan. Për disa ditë me radhë, e reja vazhdoi me akuzat ndaj Dumanit, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Ditën e sotme Xhovana ka reaguar duke shprehur ngushëllime familjes së të riut që humbi jetën padrejtësisht, dhe pa asnjë lidhje me këtë histori. “Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje. Ju prehtë shpirti në paqe”, shkruan ajo. Kujtojmë se Xhovana dhe motra e saj kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i arrestuar dy vite më parë në Fier se është ai që i ka vendosur tritol. “Nuk është burrni të merresh me femra. Çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frymën e fundit. Nuk jam femër që dorëzohet lehtë, nëse je burr hajde vendos prapë tritol, more në qafë njerëz të gabuar”, ishte një nga postimet e saj. Alda Nikolli deklaroi në SPAK dhe në një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj. Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06