Ndërkohë që kryeministri Edi Rama e citonte si një person me precedent kriminal, që ka kryer akte dhune gjatë protestës, një student e përgënjeshtroi përmes një deklarate përpara kryeministrisë. Ai theksoi se ndryshe nga sa është shprehur kryeministri, ai është student i Mjekësisë, si dhe nuk ka pasur kurrë probleme me ligjin. “Jam një nga të arrestuarit, jam student i Universitetit të Mjekësisë,Tiranë. Nuk e di çfarë legjendash shpik ky. Meqë na ka quajtur organizata Antifa, dua të tregoj notat, me mesatare 10.00”, tha ai.