Rritja e çmimeve është reflektuar edhe në rritjen e të ardhurave nga TVSH-ja. Në 9-mujorin e vitit 2026, të ardhurat nga kjo taksë u rritën me 5.9 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 30%. Trendit rritës i janë bashkuar përgjatë gjithë vitit edhe karburantet, me 12.4%, duke shkaktuar edhe efektin zinxhir në të gjitha sektorët e tjerë, ku në sy bie shtrentimi i produkteve ushqimore, diktuar edhe nga inflacioni. Njëkohësisht, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 42.3 miliardë lekë, ndërsa ato nga tatimi mbi të ardhurat personale në 73 miliardë lekë.