Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Champions League që do të luaj ditën e mërkurë në Luxemburg ndaj vendasve të Dudelange, skuadra kampione e Luksemburgut. UEFA ka publikuar së fundmi dhe listën e lojtarëve që bardheblutë kanë federuar për takimet e këtij raundi. Trajneri Orges Shehi do të ketë të disponueshëm 22 lojtarë, ku përfshihen dhe katër lojtarët e ardhur gjatë kësaj merkatoje: Ardit Hila, Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Besir Iseni pasi është zgjidhur dhe problemi që kanë patur me ish-sulmuesin finalndez Tim Vairinen i cili i mbante merkaton e bllokuar për disa javë bardhebluve